XIO

xWire

Posts from every feed QUEST has found across the web — blogs, news, podcasts, channels and more.

Euronews Albania

Lajmet kryesore sipas një këndvështrimi evropian

Shoqërime masive të studentëve gjatë protestës në Korçë, të rinjtë kundërshtojnë policinë (VIDEO)

Vijojnë shoqërimet masive të të rinjve gjatë protestës studentore në Korçë. Sipas pamjeve, ka përplasje mes policisë dhe protestuesve, të cilët kundërshtojnë shoqërimin e tyre. Mes thirrjeve për lirimin e shokëve të shoqëruar, disa studentë po kundërshtojnë me forcë ndërhyrjen e policisë dhe shoqërimin e tyre. The post Shoqërime masive të studentëve gjatë protestës në Korçë, të rinjtë kundërshtojnë policinë (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.

Bizneset marrin masa për shkak të protestave, shihen duke u vënë qepena dyqaneve (VIDEO)

Vijon përshkallëzimi i protestës së studentëve në kryeqytet. Në zonën e Ish-Bllokut, biznese private kanë filluar të marrin masa mbrojtëse, duke vendosur qepena dhe duke “blinduar” ambientet e tyre tregtare. Këto masa sigurie vijnë pas incidenteve të regjistruara gjatë orëve të fundit, ku disa të rinj kanë sulmuar dhe dëmtuar pronën private, si dhe disa objekte të institucioneve publike. Për të parandaluar dëmtime të mëtejshme materiale, bizneset kanë pezulluar aktivitetin dhe po marrin masa.…

Protesta përfshin Kukësin, të rinjtë mblidhen para Bashkisë në shenjë solidariteti me Tiranën

Edhe në qytetin e Kukësit po zhvillohet protesta në kuadër të thirrjes për bojkotimin e mësimit dhe në shenjë solidariteti me protestuesit në Tiranë. Pas përfundimit të mësimit, një grup gjimnazistësh kanë marshuar në rrugët e qytetit, duke dëmtuar kosha mbeturinash, stola dhe tabela. Ata gjithashtu i kanë vënë zjarrin lulishtes përpara Bashkisë. Sipas pamjeve, krahas thirrjeve, kanë hedhur edhe lëndë plasëse dhe tymuese. The post Protesta përfshin Kukësin, të rinjtë mblidhen para Bashkisë në…

Rama reagon përherë të parë pas protestës së studentëve, nga zyra e djegur e Kolegjit të Europës: Do i kalojmë bashkë këto orë të vështira

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas ditës së dytë të protestës së studentëve dhe gjimnazistëve në Tiranë, e cila u shoqërua me konfrontime dhe akte që shkaktuan dëme të mëdha materiale, nga bizneset deri te institucionet. Rama ka zgjedhur të reagojë këtë mëngjes nga zyrat e Kolegjit të Europës, te Piramida, si një simbol, sipas tij, të rrugës që Shqipëria ka zgjedhur drejt BE-së. Por, nga ana tjetër, Rama tha se aktet nuk i përkasin studentëve, por opozitës, e cila, sipas tij,…

Dimri i egër në horizont: Ukrainasit përgatiten për më të keqen mes përshkallëzimit të fushatës ajrore ruse

Disa po grumbullojnë dru zjarri dhe qirinj. Të tjerë po blejnë shtëpi në fshat për t’u larguar nga qyteti nën bombardime. Ndërtesat po nxitojnë të instalojnë burime shtesë energjie. Gjeneratorët portativë po shiten me ritme të shpejta. Zyrtarët po shqyrtojnë mundësinë e ndërtimit të urave të përkohshme me pontone mbi lumin Dnjepër. Madje, edhe të një tuneli nën të. Fushata ajrore e Rusisë, që synon ta gjunjëzojë Ukrainën përmes bombardimeve të pandërprera, po bëhet gjithnjë e më intensive dhe…

Musk: Përgjegjësia për ndërprerjet e sistemit Starshield në Ukrainë është e qeverisë amerikane, jo e SpaceX

Shefi i SpaceX, Elon Musk, tha se çdo ndërprerje që raportohet nga Ukraina në përdorimin e sistemit të komunikimit satelitor Starshield do të ishte përgjegjësi e qeverisë amerikane dhe jo e kompanisë së tij. “Sistemet Starshield janë në pronësi dhe nën kontrollin e qeverisë amerikane. Çdo kufizim i shpejtësisë ose i përdorimit vendoset nga ushtria amerikane dhe, në fund të fundit, nga POTUS-i”, theksoi Musk, duke iu referuar presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Musk nënvizoi dallimin mes…

4 interpelanca dhe komisioni për fazën II të “Territoriales”, sot seancë plenare në Kuvend! Studentët sërish në protesë

Kuvendi këtë të enjte pritet të zhvillojë seancën e radhës plenare në orën 10:00. Gjithashtu është njoftuar që studentët do të zhvillojnë njëkohësisht protestën e radhës. Kuvendi sipas rendit të ditës pritet të mbahet edhe një interpelancë e kërkuar nga PD me ministrin e Brendshëm. Në interpelancë kërkohet që flitet lidhur me reagimin e policisë ndaj protestuesve. Parashikohen edhe 3 interpelanca të tjera, të shtyra gjatë seancës ku u votua reforma territoriale. Një nga interpelancat është…

Ministri Demo viziton në spital efektivët: 51 punonjës policie të lënduar në protestë

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka vizituar në Spitalin e Traumës efektivët e policisë të lënduar gjatë ditës së dytë të protestës, e cila nisi para godinës së Ministrisë së Arsimit. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Demo bëri të ditur se 51 punonjës të Policisë së Shtetit janë lënduar gjatë akteve të dhunës së kësaj të mërkure. Ministri thekson se dhuna ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit është e papranueshme dhe nuk mund të justifikohet në asnjë rrethanë. Reagimi i plotë i ministrit…

“Kemi grupe në WhatsApp që koordinojmë protestën”, Artan Hoxha paralajmëron studenten: Kujdes, shkoni në burg!

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar dinamikën e protestave dhe organizimin e tyre gjatë këtyre dy ditëve që u përshkallëzuan deri në persona të lënduar, dëmtime në biznese, djegie dhe shkatërrim të disa zona të Tiranës. Nga ana tjetër, Laura Kërtalli, studente e cila mbështet protestën dhe studentët, deklaroi se këta të fundit kanë grupe në rrjetin social Whatsapp me anë të cilit arrijnë të koordinojnë protesën. “Unë kam qenë që nga dita e parë në protestë dhe e di pak a shumë organizimin edhe të…

Berisha: Ne studentët nuk i lëshojmë, do i mbështesim ata me të gjitha format dhe mundësitë!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita do të vijojë të mbështesë studentët që po protestojnë, duke theksuar se PD do të vërë në dispozicion të tyre të gjitha format dhe mundësitë. Berisha përgëzoi drejtuesit, anëtarët dhe mbështetësit e PD-së për angazhimin në mbështetje të studentëve. “Unë duhet të përgëzoj të gjithë drejtuesit, anëtarët, mbështetësit e PD, të cilët kanë qenë dje dhe sot kanë mbështetur studentët. Një rol të veçantë, siç e keni parë edhe vetë, dhe i…

Kaosi gjatë protestës, Policia shoqëron protestues në zona të ndryshme të Tiranës

Tirana është përfshirë nga kaosi që prej orëve të paradites, në ditën e dytë të protestës që nisi para godinës së Ministrisë së Arsimit. Në orët e mbrëmjes së kësaj të mërkure, policia ka nisur shoqërimin e disa protestuesve në zona të ndryshme të kryeqytetit. Një pjesë e protestuesve janë kthyer sërish pranë Kryeministrisë, ndërsa policia ka shoqëruar disa prej tyre. Në zonën e “21 Dhjetorit”, policia ka shoqëruar tre persona. Në këtë zonë është krijuar një situatë kaotike për shkak të numrit…

Berisha: Studentët janë treguar si luanë, ndaj tyre është regjistruar dhuna më e egër shtetërore

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama për përdorim të dhunës ndaj studentëve që protestojnë, duke e krahasuar ndërhyrjen e policisë me represionin e ushtruar gjatë protestave të 8 dhe 9 dhjetorit 1990. Në një takim me kryetarët e degëve të Tiranës, Berisha e cilësoi revoltën studentore si një nga protestat më të fuqishme të zhvilluara brenda një kohe të shkurtër, duke vlerësuar vendosmërinë e të rinjve përballë forcave të rendit. Berisha akuzoi gjithashtu…

Përplasjet gjatë protestës në Tiranë, 29 të lënduar në Spitalin e Traumës, 23 prej tyre policë

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar bilancin e të lënduarve gjatë ditës së dytë të protestës në Tiranë. Aktualisht, në Spitalin e Traumës po marrin trajtim 23 efektivë policie, 5 protestues dhe një kalimtar. Sipas të dhënave të përditësuara në orën 21:26, në Spitalin Universitar të Traumës vijojnë të marrin ndihmë mjekësore 29 persona, të cilët janë lënduar gjatë përplasjeve të regjistruara në protestë. Protesta nisi para Ministrisë së Arsimit, por më pas situata u tensionua, duke sjellë…