XIO

xWire

Posts from every feed QUEST has found across the web — blogs, news, podcasts, channels and more.

Euronews Albania

Lajmet kryesore sipas një këndvështrimi evropian

Policia për pamjet e të ndaluarëve: Nuk janë në komisariat, por në një institucion shtetëror ku tentuan të hynin

Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me një video të publikuar në rrjetet sociale u shfaqen disa adoleshentë të ndaluar nga policia gjatë protestave të ditëve të fundit. Në një njoftim zyrtar, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë sqaron se personat që shfaqen në pamje nuk ndodheshin në dhomat e shoqërimit të komisariateve apo në ambientet e bllokut të sigurisë. Sipas policisë, videoja paraqet momentin e parë të neutralizimit të personave në flagrancë, në një prej institucioneve shtetërore ku ata…

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, identifikohet dhe shpallet në kërkim 43-vjeçari

Një 45-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në zonën e Shkozës në Tiranë, pas një konflikti që dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta. Sipas Policisë së Tiranës, ngjarja është regjistruar rreth orës 22:00, në rrugën “Hulo Hajderi”, ku shtetasi D. L., rreth 45 vjeç, është plagosur me armë zjarri. I plagosuri është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë nisur veprimet për identifikimin dhe…

Ministria e Shëndetësisë: 14 protestues dhe 26 policë në spitalin e traumës

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, vizitoi gjatë mbrëmjes të lënduarit gjatë protestës së sotme, të cilët po marrin trajtim në Spitalin Universitar të Traumës. Ministrja u informua mbi gjendjen e tyre shëndetësore, përfshirë atë të efektivit të Policisë, i cili i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale të suksesshme dhe do të vijojë trajtimin nën kujdesin intensiv. Ndërsa protestuesja E.P. paraqitet aktualisht në parametra shëndetësorë të qëndrueshëm dhe po…

Iljazaj për protestën e studentëve: Jo polici por zgjidhje politike

Pedagogu dhe analisti Elvis Iljazaj ka komentuar përshkallëzimin e protestave në Shqipëri, duke argumentuar se pakënaqësia e të rinjve nuk mund të shpjegohet vetëm me faktorë të jashtëm, por lidhet ngushtë me problematikat ekonomike dhe politike në vend. Sipas tij, vështirësitë për të përballuar jetesën, çmimet e larta, pamundësia për të blerë një banesë dhe pasiguria për punësimin kanë krijuar një gjendje pasigurie te brezat e rinj. Ai ka dënuar edhe dëmtimin e bizneseve private gjatë…

Berisha publikon pamje nga brenda komisariateve: Trajtim çnjerëzor i studentëve të arrestuar

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka shpërndarë disa pamje që tregojnë personat e arrestuar gjatë protestës në komisariate, duke i cilësuar ato si torturë kolektive. “Pamje horror. Torturë kolektive ndaj studentëve të arrestuar në narko-komisariat! Fytyra e vërtetë e narko-shtetit të padrinos! Krim monstruoz!”, shkruan Berisha, krahas videos. The post Berisha publikon pamje nga brenda komisariateve: Trajtim çnjerëzor i studentëve të arrestuar appeared first on Euronews Albania.

Persona të paidentifikuar thyejnë xhamat e godinave dhe dëmtojnë ambientet në Qytetin Studenti

Disa persona të paidentifikuar dhe më maska kanë thyer xhamat dhe dëmtuar dyert e disa godinave në Qytetin Studenti. Siç shihet në pamje, njëra nga godinat është ajo me numër 15 teksa shihen xhamat e thyer dhe godina me numër 12 që disa protestues sulmojnë me sende të forta ambientin. The post Persona të paidentifikuar thyejnë xhamat e godinave dhe dëmtojnë ambientet në Qytetin Studenti appeared first on Euronews Albania.

Ish-deputeti i PS: NATO mund të përfshihet nëse situata në Shqipëri përshkallëzohet

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Denis Deliu, komentoi situatën e krijuar nga protesta që po zhvillohet prej tri ditësh në Tiranë, duke deklaruar se, në rast të përshkallëzimit të mëtejshëm, mund të aktivizohen mekanizma të NATO-s. I ftuar në emisionin Now në Euronews Albania, Deliu tha se në rast se situata në Shqipëri përkeqësohet, mund të ngrihet çështja e nenit 4 të Traktatit të NATO-s, dhe Aleanca mund të ndërhyjë duke qenë se Shqipëria është vend anëtar. “Këtu kërkohet edhe një lloj…

Plagoset me armë zjarri një 45-vjeçar në Tiranë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në Shkozë të Tiranës. Nga burime bëhet me dije se i plagosur ka mbetur një 45-vjeçar me inicialet D. L., i cili ka mbërritur në Spitalin e Traumës. Mësohet se ai ka marrë një plagë në kofshë ndërsa dyshohet se ai është qëlluar pas një konflikti për motive të dobëta. Ndërkohë, policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes, një 43-vjeçar me inicialet E. Q., dhe e ka shpallur atë në kërkim. Njoftimi i policisë “Shërbimet e…

Tensionet në bulevard, gazetari: Policët civilë nisin shoqërimet e protestuesve

Gazetari i Euronews, Eni Ferhati, raportoi nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ku vijojnë tensionet mes protestuesve dhe policisë. Ai bëri të ditur se forcat operacionale dhe policët civilë kanë nisur shoqërimet e protestuesve. “Janë grumbulluar sërish protestuesit në bulevard. U krijua përshtypja se protesta u shpërnda, por protestuesit janë sërish në bulevard. Tentuan të afrohen pranë Kryeministrisë, por iu hodh gaz lotsjellës. Aty kaloi një automjet policie, ndërsa protestuesit e qëlluan me…

Dhunë, bllokime rrugësh dhe ndërprerje shërbimesh, Ambasada e SHBA-së: Tregoni kujdes për sigurinë personale

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar sërish pas përshkallëzimit të protestave dhe përplasjeve të regjistruara në disa qytete të Shqipërisë. Përmes një njoftimi zyrtar , ambasada ka paralajmëruar qytetarët për rrezikun e incidenteve të dhunshme, duke theksuar se protestuesit kanë përdorur mjete ndezëse, kanë hedhur gurë dhe kanë dëmtuar pronën publike e private. Gjithashtu, ka paralajmëruar për bllokime rrugësh dhe ndërprerje të mundshme të shërbimeve publike, ndërsa…

Protestuesit tentojnë sërish të shkojnë drejt Kryeministrisë, policia e mbush bulevardin me gaz

Pas më shumë se 12 orë protestë nëpër rrugët e Tiranës një numër jo i vogël protestuesish vijojnë të qëndrojnë në bulevardin dëshmorët e kombit ku herë pas herë tentojnë të afrohen drejt Kryeministrisë. Policia është përgjigjur duke hedhur sasi të madhe gazi lotsjellës duke zmbrapsur protestuesit të cilët largohen dhe kthehen sërish pranë godinës së Kryeministrisë. The post Protestuesit tentojnë sërish të shkojnë drejt Kryeministrisë, policia e mbush bulevardin me gaz appeared first on Euronews…

Claude Haagen i OSBE-së për protestat në Shqipëri: Palët të përmbahen, dhuna nuk ka vend në demokraci

Përfaqësuesi i Posaçëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për Europën Juglindore, Claude Haagen, ka shprehur shqetësimin mbi protestat e dhunshme në Shqipëri. Përmes një reagimi, Haagen u ka bërë thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje, të refuzojnë dhunën dhe të angazhohen në dialog paqësor. Ai ka theksuar se respektimi i shtetit të së drejtës, institucioneve demokratike dhe të drejtave të qytetarëve duhet të mbetet përparësi në një demokraci. Reagimi i plotë: “Si Përfaqësues i…

Kryenegociatorja për integrimin reagon për protestën: Të ndërtojmë ura dialogu, BE destinacioni ynë

Kryenegociatorja e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian, Majlinda Dhuka, ka reaguar me një mesazh pas protestave që kanë përfshirë kryeqytetin. Ajo thekson se Bashkimi Europian është destinacioni i Shqipërisë, ndërsa u bën thirrje qytetarëve të ndërtojnë ura dialogu. Mesazhi i plotë “Bashkimi Europian është destinacioni ynë – Familja Europiane është përkatësia jonë çdo ditë, edhe sot! Protesta dhe zëri i qytetarëve na kërkojnë të reflektojmë me përgjegjshmëri të lartë mbi…

Donald Trump: Ekzekutimi i Nidal Hassan nuk do të transmetohet drejtpërdrejt në SHBA

Donald Trump njoftoi se ekzekutimi i planifikuar i vrasësit masiv të Fort Hood, Nidal Hasan, nuk do të transmetohet drejtpërdrejt.Njoftimi i Trump erdhi pas reagimeve të ashpra në SHBA për transmetimin drejtpërdrejt të ekzekutimit të Hasanit . “Nidal Malik Hasan, një ish-major në Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara i shndërruar në tradhtar, është një njeri shumë i lig dhe djallëzor”, tha Trump në një postim në Truth Social. “Megjithatë, besoj se transmetimi i ekzekutimit drejtpërdrejt për të…

QSUT përditëson gjendjen e të lënduarve nga protesta: 26 persona të trajtuar, dy efektivë nën kujdesin mjekësor

QSUT nëpërmjet një njoftimi zyrtar ka përditësuar gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës, ora 19:15. Në deklaratë thuhet se në Spitalin Universitar të Traumës gjatë ditës së sotme janë trajtuar 26 të lënduar: efektivë policie, protestues e kalimtarë. Janë nën kujdesin mjekësor dy efektivë policie. Efektivi me inicialet D.K. është shtruar në shërbimin e Neurokirurgjisë për monitorim të mëtejshëm dhe paraqitet në gjendje të mirë shëndetësore. Efektivi me inicialet F.R., i…

Aktivistja e lënduar në protestë nuk do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirugjikale, efektivi i Shkodrës operohet me sukses

Aktivistja Eva Pango, e cila po merr trajtim mjekësor, për momentin nuk paraqet indikacion për ndërhyrje kirurgjikale. Sipas informacionit mjekësor, gjendja e saj do të ndiqet në dinamikë nga ekipi i neurokirurgëve, të cilët do të vendosin për një ndërhyrje të mundshme në varësi të ecurisë klinike. Aktivistja u lëndua gjatë protestës nga bombula e gazit lotsjellës nga ku pësoi gjakderdhje dhe menjëherë u dërgua në spital. Ndërkohë, nga ana tjetër operacioni i efektivit të Policisë në Shkodër ka…

Vijojnë tensionet në protestë, digjen një kioskë tjetër në bulevard (VIDEO)

Vijon të jetë e tensionuar protesta e nisur në kryeqytet mëngjesin e së enjtes. Protestuesit janë grumbulluar në orët e mbrëmjes përgjatë bulevardit dëshmorët e kombit aty ku i kanë vënë zjarrin disa kioskave në krah të bulevardit. Policia ka krijuar një kordon para Kryeministrisë, ndërsa vazhdimisht drejt godinës qeveritare janë hedhur gurë dhe sende të tjera të forta nga ana e protestuesve. The post Vijojnë tensionet në protestë, digjen një kioskë tjetër në bulevard (VIDEO) appeared first on…

Tensione në Tiranë, protestuesit rikthehen në bulevard dhe qëllojnë policinë, efektivët tërhiqen (VIDEO)

Pasi policia i shpërndau me ujë dhe gaz lotsjellës, protestuesit janë rikthyer sërish në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku kanë nisur të sulmojnë efektivët me gurë dhe sende të forta. Ndërkohë, efektivët e policisë kanë nisur të tërhiqen. The post Tensione në Tiranë, protestuesit rikthehen në bulevard dhe qëllojnë policinë, efektivët tërhiqen (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.

OSBE reagon për protestat në Shqipëri: Nevojitet qetësi dhe dialog, jemi të gatshëm të ndihmojmë

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në Shqipëri pas protestave të ditëve të fundit, duke mbështetur thirrjen e Presidentit Bajram Begaj për qetësi dhe dialog gjithëpërfshirës. Përmes një njoftimi zyrtar, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka bërë të ditur se është e gatshme të ndihmojë në lehtësimin e dialogut mes palëve, nëse një gjë e tillë kërkohet. Njoftimi i plotë: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret mesazhin e sotëm të Presidentit Begaj.…

Policia boshatis bulevardin nga protestuesit, ndërhyn me ujëhedhëse dhe gaz lotsjellës

Policia ka boshatisur Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga protestuesit, pasi ka ndërmarrë një inkursion ndaj tyre me makinën ujëhedhëse dhe gaz lotsjellës. Protestuesit janë shpërndarë përgjatë bregut të lumit Lana, pranë Tajvanit. The post Policia boshatis bulevardin nga protestuesit, ndërhyn me ujëhedhëse dhe gaz lotsjellës appeared first on Euronews Albania.

Vjen reagimi i parë nga biznesi, sipërmarrësi Eglent Bici: Po sikur të kisha qenë brenda?

Eglent Bici sipërmarrës në pasuritë e paluajtshme ka reaguar përmes një statusi pas shkatërrimit masiv ndaj bizneseve në 3 ditë protesta në Tiranë. Përmes një statusi në faqen e vet në Facebook sipërmarrësi shprehet se mbështet të drejtën e studentëve për të protestuar. “Por asnjë kauzë nuk të jep të drejtën të hysh në pronën time, të shkatërrosh punën time dhe të rrezikosh njerëzit që mund të ndodhen brenda”, nënvijëzon Bici. Statusi i plotë në Facebook MË KENI HYRË NË BIZNES. MË KENI PREKUR…

Tensione në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë ndaj protestuesve

Ndërsa ora shënon 18:45, protestuesit janë grupuar dhe përqendruar përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Ndërkohë, forcat e policisë, të vendosura pranë Kryeministrisë, po hedhin gaz lotsjellës dhe ujë drejt tyre. Gjatë orëve të mbrëmjes, numri i protestuesve ka ardhur në rritje. The post Tensione në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë ndaj protestuesve appeared first on Euronews Albania.

Peleshi shtyn me një javë seancën plenare: Thirrje për qetësi dhe dialog, të mbajmë larg dhunës të miturit

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka njoftuar shtyrjen me një javë të seancës plenare, për shkak të situatës së tensionuar dhe akteve të dhunës gjatë protestave në vend. Në reagimin e tij, Peleshi u ka bërë thirrje politikës dhe qytetarëve për përmbajtje, reflektim dhe dialog, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së rendit publik, Ai ka shprehur gjithashtu shqetësimin për përfshirjen e të rinjve dhe të miturve në episode dhune, duke kërkuar që ata të mbrohen nga urrejtja dhe përplasjet.…

U godit me gur në kokë, Komandanti i forcave të rendit në policinë e Shkodrës në gjendje të rëndë

Komandanti i forcave të rendit në policinë e Shkodrës, Fasli Rama është në gjendje të rëndë shëndetësore. Efektivi i policisë është dërguar me urgjencë drejt Tiranës për shkak se rrezikon jetën duke qenë se ka një plagë të rëndë në kokë. Komandanti u godit me gur në kokë nga protestuesit që ndodheshin përpara policisë vendore të Shkodrës. Gjatë një përleshje me efektivët, punonjësi i policisë Fasli Rama mori goditje të fortë në kokë duke qenë në gjendje të rëndë për jetën. The post U godit me…

FMN paralajmëron: Sulmet ndaj Arabisë Saudite mund të dëmtojnë ekonominë globale

Fondi Monetar Ndërkombëtar, FMN paralajmëroi të mërkurën se sulmet ndaj Arabisë Saudite mund të dëmtojnë ekonomitë në mbarë botën, pasi një sulm dëmtoi selinë e gjigantit të naftës Aramco. Drejtoresha menaxhuese e FMN-së, Kristalina Georgieva theksoi rëndësinë ekonomike të Arabisë Saudite. “Në këtë kuptim, këto zhvillime kanë pasoja potencialisht negative për të gjithë, kudo”, tha ajo në takimet vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore në Bangkok. Ministria e energjisë e Arabisë Saudite tha se një…

Princ Harry dhe Meghan bëjnë paraqitjen e parë të përbashkët publike që nga kthimi në Britani

Princi Harry i Britanisë dhe gruaja e tij Meghan zhvilluan paraqitjen e tyre të parë të përbashkët të enjten që nga kthimi i tyre i papritur në Mbretërinë e Bashkuar në gusht. Djali më i vogël 42-vjeçar i Mbretit Charles III dhe Meghan, e cila u largua nga Britania dhe hoqi dorë nga detyrat mbretërore në vitin 2020 për shkak të një grindjeje të ashpër në familjen mbretërore, u pritën me brohoritje përpara se të bisedonin dhe të bënin shaka me dashamirësit në qytetin qendror të Nottinghamit.…

Dhoma e Tregtisë në Tiranë: Bizneset nuk duhet të bëhen shënjestër e tensioneve politike

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë ka reaguar për aktet e dhunës dhe dëmtimin e pronës publike e private gjatë protestave në kryeqytet, duke dënuar sulmet ndaj institucioneve, bankave, qendrave tregtare dhe objekteve të biznesit. Në reagimin e saj, Dhoma thekson se protesta paqësore është një e drejtë themelore në një shoqëri demokratike, por nënvizon se asnjë pakënaqësi apo përplasje politike nuk mund të justifikojë dhunën, zjarrvënien dhe vandalizmin. “Bizneset, punonjësit dhe pronat e…

Përfundon pas 5 orësh protesta në Korçë mes tensioneve dhe përplasjeve, mbi 20 të rinj të shoqëruar

Pas rreth pesë orësh tensione dhe përplasjesh, protesta në qytetin e Korçës ka përfunduar. Tubimi u karakterizua nga pjesëmarrje masive, ku krahas gjimnazistëve, iu bashkuan edhe nxënës të shkollave 9-vjeçare. Gjatë protestës, disa prej akseve rrugore në qytet u bllokuan, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Situata u përshkallëzua në përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Nga incidentet u raportuan dëmtime në ambientet e gjimnazit “Raqi Qirinxhi”, Drejtorisë Arsimore dhe…

Protesta studentore në Durrës, 5 policë të plagosur dhe mbi 10 të shoqëruar

Protesta studentore në Durrës vijon, ndërsa deri më tani raportohet se janë shoqëruar mbi 10 persona. Sipas raportimeve, nga përplasjet gjatë protestës kanë mbetur të plagosur 5 efektivë policie. Ndërkohë, policia ka ngritur barrikada rreth 50 metra larg godinës së saj, pasi protestuesit kanë hedhur gurë dhe pllaka trotuari në drejtim të efektivëve. The post Protesta studentore në Durrës, 5 policë të plagosur dhe mbi 10 të shoqëruar appeared first on Euronews Albania.

Policia apel prindërve pas protestave: Mos lejoni që fëmijët të gjenden mes përplasjeve

Policia e Shtetit u ka bërë thirrje prindërve të tregojnë kujdes për fëmijët e tyre, pas pjesëmarrjes së një numri të konsiderueshëm të miturish në protestat e ditëve të fundit. Në një deklaratë për mediat, policia shprehet se në disa raste të miturit janë gjendur në vijën e parë të përplasjeve, të ekspozuar ndaj sendeve të forta, mjeteve piroteknike dhe gazit lotsjellës. Uniformat blu u bëjnë thirrje prindërve të interesohen për vendndodhjen e fëmijëve, veçanërisht në rastet kur ata mungojnë…