E
Një 32-vjeçar është vënë në pranga këtë të hënë, pasi në banesën e tij iu gjetën 47 pako me lëndë piroteknike te kontrabanduara, të cilat dyshohet se ua shiste personave që marrin pjesë në protestë. Sipas raportimeve të policisë, në pranga ka rënë Dionis Beqiri, 32 vjeç, për të cilin, nga verifikimet, rezultoi se nuk kishte licencë për shitjen e fishekzjarrëve dhe as dokumentacionin shoqërues të blerjes së tyre. Njoftimi i plotë i Policisë: Si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, me…
E
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me diskutimet nga mbledhja e grupit parlamentar të PS e cila u mbajt këtë të hënë në Kryesinë e Kuvendit. Mbledhja përfundoi pas gati një ore teksa i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama. Në qendër të diskutimeve mësohet se kanë qenë projektbuxheti i vitit 2027, ligji për tubimet, si dhe angazhimi i deputetëve në terren pranë qytetarëve. Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu bën me dije se u diskutuan dëmet që qeveria do të paguajë për bizneset…
E
Dy persona humbën jetën ndërsa stuhia Boelo përfshiu pjesë të Mbretërisë së Bashkuar me erëra të forta, shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje, duke lënë rreth 90,000 persona pa energji elektrike të dielën në mbrëmje, sipas mediave lokale të hënën. Një burrë 60-vjeçar vdiq pasi u godit nga një pemë që ra pranë Castle Douglas në Dumfries, Skoci, ndërsa një burrë rreth të 20-ave u vra kur një pemë ra mbi makinën e tij në veri të Londrës, raportoi Sky News, duke cituar autoritetet. Dy gra u shtruan…
E
Ka përfunduar pas gati një ore mbledhja e grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Kryesinë e Kuvendit. Në mbledhje ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama teksa takimi nisi në orën 10:00. Pas mbledhjes, eskorta e kryeministrit është parë duke u larguar nga ambientet e takimit. Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura. Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu thekson se në fokus ishte caktimi i axhendës parlamentare për seancën e ardhshme plenare, por edhe nismat më të fundit ligjore të…
E
Një 23-vjeçar është vënë në pranga këtë të hënë nga Policia e Korçës, pasi theu masën e arrestit në shtëpi për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe plagosi me thikë një 19-vjeçar. Sipas raportimeve të policisë, në pranga ka rënë Renildo Islam, 23 vjeç, i cili ka plagosur në këmbë 19-vjeçarin M. A. Ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmë mjekësore në spital. Ndërkohë, në shtëpinë e 23-vjeçarit është gjetur thika e…
E
Kryeprokurori i Shtetit në Kosovë kërkoi raport të detajuar dhe analizë për të parë “nëse kishte lëshime dhe përgjegjësi institucionale apo individuale”, në lidhje me rastin e vrasjes së Arlinda Zekës në Pejë, mbrëmjen e 25 tetorit. Zekaj dyshohet se u vra nga kunati i saj rreth orës 21. Ndërsa disa orë më parë kishte raportuar dhunën në famillje dhe ish-bashkëshorti i saj ishte ndaluar nga Policia. Policia tha se “viktima, me vullnetin e saj, është dërguar në shtëpinë e saj në fshatin…
E
Një anije turistike, Mein Schiff 3, u përplas me dy anije kontejnerësh ndërsa po nisej nga Bremerhaven, Gjermani, të dielën në mbrëmje. Në një video me pamje të rënda të regjistruar nga një pasagjer i anijes turistike, anija shihet duke u tronditur nga erëra të forta dhe valë të forta, dhe rimorkiatorët nuk ishin në gjendje ta kontrollojnë atë. Anija turistike ishte nisur nga skeli i Columbusit dhe po kalonte nëpër zonën e terminalit të kontejnerëve në kushte të këqija moti kur u përplas me…
E
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka reaguar një ditë pas humbjes së Aleksandër Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi, duke bërë një analizë të gjatë mbi fundin e pushtetit të tij dhe modelin e qeverisjes gjatë viteve të fundit. Në një status në rrjetet sociale, të titulluar “Ikja e Vuçiç…”, Majko argumenton se largimi i presidentit serb nga pushteti nuk erdhi si rrëzim i një tirani, por si tërheqje e një figure politike që, sipas tij, i kishte mbijetuar kohës së vet. Sipas Majkos, një nga…
E
Anthopic po paditet nga mbajtësit e të drejtave të Elvis Presley për shkelje të dyshuar të të drejtave të autorit të 274 këngëve të King. Ata kanë nisur veprime ligjore kundër kompanisë së inteligjencës artificiale, duke e akuzuar atë për përdorimin e këngëve të Elvisit për të trajnuar modelet e saj pa leje. Padia u ngrit të premten në Gjykatën e Qarkut të SHBA-së për Qarkun Verior të Kalifornisë nga një degë e Authentic Brands Group, kompania që kontrollon pjesën më të madhe të të drejtave të…
E
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula këtë të hënë ka dalë me një reagim lidhur me vrasjen e një gruaje në Vitomiricë të Pejës. Në reagimin e saj, Pula ka kërkuar hetim urgjent, të plotë dhe të paanshëm për rastin. Presidentja theksoi se duhet të hetohet edhe mënyra se si janë trajtuar kërkesat e viktimës dhe veprimet e institucioneve që kishin për detyrë ta mbronin atë. Është raportuar se viktima, tre ditë para vrasjes përmes një letre i është drejtuar kryeprokurores së Prokurorisë së…
E
Presidenti amerikan, Donald Trump ka pohuar edhe një herë se fundi i luftës në Ukrainë është afër dhe se janë më afër se kurrë paqes. Presidenti amerikan i bëri këto deklarata duke komentuar lirimin nga pala ruse të Steven Hubbard, një mësues në pension i cili ishte arrestuar pasi luftoi në anën e Ukrainës. Ai tha se ky zhvillim erdhi pas një bisede që pati me presidentin rus, Vladimir Putinin për përfundimin e luftës, duke shtuar se Rusia”nuk dha asgjë në këmbim. “Unë thashë, ‘A mund ta lironi…
E
Policia kolumbiane ka sekuestruar 7.6 ton kokainë të destinuar për në Holandë në portin e Kartagjenës. Kështu njoftoi të martën Presidenti Abelardo de la Espriella. “Policia Kombëtare sapo ka arritur sekuestrimin më të madh të kokainës në portin e Kartagjenës në 10 vitet e fundit”, shkroi ai në X. Sipas Policisë Kombëtare të Kolumbisë, droga ishte fshehur mes sheqer kallamit të parafinuar, dhe u gjet nga drejtoria e saj kundër narkotikëve në një operacion të koordinuar me Administratën…
E
Dy persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën të hënën nga rënia e mbetjeve të një droni që synonte një strukturë në fushën e naftës Shaiba, në Arabinë Saudite. Droni u kap nga sistemet e mbrojtjes, njoftoi Ministria Saudite e Energjisë. Sipas ministrisë, dy viktimat ishin nga Filipinet dhe Nepali, ndërsa dy të plagosurit ishin nga Pakistani dhe India. Në deklaratë nuk u specifikua origjina e dronit. Ministria bëri të ditur se sulmi nuk pati ndikim në operacionet në fushën e naftës. The post…
E
Një debat i fortë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkurë mes të ftuarve në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania. Në debat janë përfshirë pedagogia Taulanta Jupi, gazetarja Kostana Morava dhe deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido. Pedagogia Jupi dënoi ashpër përdorimin e forcës ndaj protestuesve të neutralizuar, duke e cilësuar atë si shkelje flagrante të të drejtave të njeriut. Nga ana e saj, gazetarja Kostana Morava theksoi se situata në terren shpesh kalon në…
E
Studentja, Hana Spahiu e ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën studentore dhe kërkesën e kryeministrit Edi Rama për dialog. Duke e cilësuar ftesën e kreut të qeverisë si një kurth, Spahiu theksoi se për 135 ditë protestash paqësore, qeveria është përgjigjur me përbuzje dhe arrogancë. Ajo e cilësoi Shqipërinë si një shoqëri jo demokratike, por si një “autokraci elektorale”, duke u mbështetur në vlerësimet e instituteve…
E
E ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, gazetarja Kostana Morava u përfshi në një debat me studenten Hana Spahia, lidhur me protestën e të rinjve dhe mënyrën se si ata kanë artikuluar pakënaqësitë ndaj qeverisë. Morava argumentoi se studentët kanë pasur mundësinë t’i shprehnin shqetësimet e tyre më herët dhe të krijonin një lëvizje të re politike, që sipas saj, mund të sillte shpresë për Shqipërinë. Gazetarja theksoi se studentët mund t’i shprehin pakënaqësitë dhe të protestojnë pikërisht…
E
Papa Leo nuk do të ketë nevojë për terapi të mëtejshme pasi iu nënshtrua operacionit për kancer në mushkëri javën e kaluar. Mjekët e tij të mërkurën shtuan se tumori i tij nuk ishte përhapur. Njoftimi erdhi ndërsa ishte ende e paqartë nëse Papa do të vazhdonte me një udhëtim të planifikuar në Uruguai, Argjentinë dhe Peru, i planifikuar për 6-17 nëntor. Papës 71-vjeçar iu hoq lobi i poshtëm i mushkërisë së djathtë gjatë një operacioni më 13 tetor dhe u diagnostikua me adenokarcinomë të…
E
Zyrtarët po hetojnë një shpërthim të një rezervuari në Toledo të Ohajos, i cili lëshoi një substancë kimike në ajër, duke shkaktuar një evakuim masiv në zonë. Një person u plagos dhe u dërgua në spital, por zyrtarët besojnë se lëndimet nuk janë kërcënuese për jetën. Ata gjithashtu nuk janë të sigurt për shkakun e shpërthimit. Një punonjës në kompaninë MC Tank Terminal -e cila specializohet në transportimin e kimikateve të lëngshme me shumicë dhe ofron transport, magazinim dhe mirëmbajtje të…
E
Prokurori i përgjithshëm i New Mexico ngriti të mërkurën një padi civile kundër avokatit të Jeffrey Epstein, Darren Indyke,dhe kontabilistit, Richard Kahn. Ata akuzohen se kanë lehtësuar dhe fshehur krimet e Epstein. Padia, e ngritur në gjykatën e distriktit amerikan për distriktin e New Mexico- s , thekson se Kahn dhe Indyke janë të pandehur në cilësinë e si bashkëekzekutues të pasurisë së Epstein-it. Padia përmend gjithashtu pasurinë e Epstein-it dhe Fondin e vitit 1953, i cili mban asetet e…
E
E bija e Jakup Krasniqit, Gresë J. Krasniqi, ka njoftuar se babai i saj refuzon kujdesin e mjekëve në Hagë. Sipas saj, gjatë një telefonate, Jakup Krasniqi i ka thënë se i është mohuar çdo e drejtë njerëzore prej gjashtë vitesh dhe se, për këtë arsye, nuk e dëshiron as kujdesin e tyre. Në një reagim në Facebook, Gresë J. Krasniqi ka treguar se i ati i ka bërë të ditur se nuk do të pranojë më asnjë kujdes nga mjekët. “Para një muaji, Babi u dënua me 25 vjet burgim. Sot, gjatë një telefonate, më…
E
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar lidhur me protestat dhe situatën e krijuar ditët e fundit në Shqipëri. Ambasada bën thirrje e për zhvillimin e protestave në mënyrë paqësore dhe pa akte dhune, si dhe të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe qetësi. “Dhuna, trazirat, lëndimi fizik i të tjerëve dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që zgjedhin të demonstrojnë ta ushtrojnë të drejtën e tyre për protestë në mënyrë…
E
59 persona janë paraqitur në spital pas lëndimeve të marra gjatë protestës së sotme në Tiranë. Sipas raportimeve, nga të lënduarit, 34 janë efektivë policie, 21 janë protestues dhe 4 janë kalimtarë, mes të cilëve edhe një i mitur. Tensionet dhe përplasjet nuk kanë munguar gjatë protestës së sotme, ndërsa vetëm pak minuta më parë është mbyllur revolta e të rinjve dhe studentëve, e cila pritet që nesër të hyjë në ditën e saj të gjashtë. The post 59 të lënduar nga protesta në Tiranë! 34 efektivë,…
E
“Dhuna nuk ka vend në demokracinë tonë”, tha sot Presidenti francez Emmanuel Macron , duke komentuar incidentet e vazhdueshme në Paris dhe qytete të tjera të mëdha franceze. “Ata që hynë me forcë, që sulmuan stacionet e policisë, komunat dhe dyqanet do të ndiqen penalisht dhe do të ndëshkohen”, tha presidenti francez. Ai shprehu gjithashtu mbështetjen e tij për forcat policore, të cilat i përshkroi si “garantuese të së drejtës për të protestuar”. “Ne do të qëndrojmë absolutisht kundër atyre që…
E
Një seri e re demonstratash u zhvillua sot në qytetet kryesore të Italisë , kryesisht në Milano, Torino, Bolonjë dhe Romë. Në kryeqytetin italian, një marshim i madh u organizua nga sindikata Cgil me 4.5 milionë anëtarë. Sekretari i sindikatës, Maurizio Landini, njoftoi se Cgil do të hynte në një grevë të përgjithshme më 20 nëntor. Kjo është e njëjta ditë kur është planifikuar një grevë studentore në të gjithë Evropën. Në një protestë në Bolonja, një numër i vogël protestuesish të rinj me…
E
Një tjetër incident është shënuar në rrugët e Tiranës, ku policët kanë rrethuar një të ri. Ai është ndier keq dhe u ka thënë efektivëve se nuk ishte protestues, ndërsa pak çaste më pas ka humbur ndjenjat. Sipas informacioneve, policët i kanë marrë telefonin për të parë nëse kishte mesazhe që lidhen me pjesëmarrjen në protestë. Ndërkohë, sipas burimeve, personi në fjalë është i njëjti që pati një incident me protestuesit disa ditë më parë, kur njëri prej tyre e goditi me grusht. “Jam student, jo…
E
Arqipeshkvi i Shkodër-Pultit, imzot Giovanni Peragine, ka reaguar për protestat e ditëve të fundit në Shqipëri ndërsa thekson se Shqipëria nuk meriton të përjetojë sërish plagët e rënda të së kaluarës. Përmes një deklarate, ai u bën thirrje autoriteteve të dëgjojnë qytetarët, të hapin rrugë dialogut dhe të marrin vendime konkrete për t’iu përgjigjur kërkesave të tyre. Në reagimin e tij, arqipeshkvi thotë se në kushtet kur besimi te institucionet është tronditur dhe paqja shoqërore është vënë në…
E
Kanë rifilluar përplasjet mes protestuesve dhe policisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Sipas raportimeve, policia u ka bërë thirrje protestuesve dhe të rinjëve të largohen, ndërsa këta të fundit kanë qëlluar me gurë dhe polica ka përdorur botët me ujë. Ndërkohë, protestuesit janë shpërndarë, ndërsa numri i forcave të policisë në terren është i lartë. The post Rinisin tensionet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit qëllojnë me gurë, policia i shpërndan me ujë appeared first on…
E
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë në një deklaratë për mediat, ku u ka bërë thirrje demokratëve dhe qytetarëve në rrethe për mosbindje civile. “Shpreh solidaritetin me të gjithë qytetarët, të rinjtë, studentët, demokratë, pa parti, socialistë, çfarëdo qofshin në këtë protestë. Ju bëj thirrje demokratëve, demokratëve dhe mbarë qytetarëve në të gjitha rrethet të mobilizohen me të gjithë potencialin e tyre për mosbindje civile. Mosbindja civile në çdo rreth është ndihma më e…
E
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, ka shkuar këtë mbrëmje në Spitalin Universitar të Traumës, aty ku po marrin trajtim mjekësor dhjetëra efektivë të Policisë së Shtetit dhe protestues të lënduar gjatë protestave. “Mirënjohje për të gjitha ekipet e mjekëve dhe infermierëve, që gjatë këtyre pesë ditëve kanë qenë pa ndërprerje në krye të detyrës, duke ofruar kujdes dhe ndihmë mjekësore për çdo të lënduar, pa asnjë dallim. Shëndeti dhe jeta e çdo qytetari janë mbi…
E
Një kaos i madh ka përfshirë rrugën e Dibrës në Tiranë, ku protestuesit janë zhvendosur pasi policia i largoi nga bulevardi. Efektivët janë shfaqur edhe në këtë zonë, ndërsa protestuesit kanë qëlluar me flakadanë dhe gurë drejt automjeteve të policisë. Policët u janë kundërpërgjigjur me plumba gome. Operacionalia për pak shtyp të riun me makinë në rrugët e Tiranës https://t.co/w7FSAdkVIu— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) October 17, 2026 The post Kaos në rrugën e Dibrës, policia tenton t’i…