XIO

xWire

Posts from every feed QUEST has found across the web — blogs, news, podcasts, channels and more.

Euronews Albania

Lajmet kryesore sipas një këndvështrimi evropian

Tigrat kthehen në Kazakistan pas 80 vjetësh, por jo të gjithë i mirëpresin

Dy tigra tashmë po bredhin nëpër natyrën e egër të Kazakistanit, gati 80 vjet pasi këta grabitqarë u panë për herë të fundit në këtë shtet. Më 2 nëntor, Ministria për Ekologji dhe Burime Natyrore e Kazakistanit njoftoi se një tigër, i quajtur Amur, u vendos në rezervatin natyror që është shtëpi e maceve të mëdha. Amuri do të ndajë me tigreshën nga Rusia të quajtur Umit, Rezervatin Shtetëror Natyror Ile-Balkhash, që gjendet rreth 300 kilometra në veriperëndim të Almatit. Umit u la e lirë në këtë…

Përplasen dy trena në jug të Kajros, 4 viktima dhe 88 të plagosur

Dy trena pasagjerësh u përplasën rreth 76 km në jug të Kajros të dielën, duke vrarë të paktën katër persona dhe duke plagosur 88 të tjerë. Lajmin e njoftoi ministria e shëndetësisë e Egjiptit. Autoriteti shtetëror hekurudhor tha se një tren që udhëtonte nga Giza për në Fayoum u përplas me një tjetër që udhëtonte nga Kajro për në Asuan, duke nxjerrë nga shinat disa vagona. Presidenti Abdel Fattah al-Sisi urdhëroi një hetim të shpejtë dhe tha se kushdo që gjendet neglizhent duhet të mbahet…

Zjarr në një lokal në Zvërnec, objekti digjet plotësisht (VIDEO)

Një lokal është përfshirë nga flakët gjatë ditës së sotme në zonën e Zvërnecit, duke u djegur plotësisht. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkaku i rënies së zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. Për fat të mirë, nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale në objekt janë të konsiderueshme, pasi flakët e kanë shkatërruar atë tërësisht. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse, të cilët pas një operacioni kanë bërë të mundur vënien nën…

Ambasadori britanik në Beograd: Me udhëheqjen e re serbe do të flasim për normalizimin me Kosovën

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Beograd, Edward Ferguson tha se mirëpret deklaratat e para të përfaqësuesve të Listës Studentore që fitoi zgjedhjet parlamentare në Serbi. Ferguson tha se i ka bërë përshtypje deklarata për dëshirën e përfaqësuesve të rinj për “të punuar në përmirësimin e marrëdhënieve të Serbisë me fqinjtë e saj”. “Kjo është shumë e mirëpritur, veçanërisht në një moment kur marrëdhëniet me disa vende fqinje nuk janë në nivelin që do të dëshironim”, tha ai në një…

Parandalohet një ngjarje kriminale në Vlorë, arrestohet 34-vjeçari

Një ngjarje kriminale është parandaluar në qytetin e Vlorës. Lidhur me ngjarjen është arrestuar një 34-vjeçar. Policia bën me dije i arrestuari tentoi të përdorte armë zjarri gjatë një konflikti në lagjen “Uji i Ftohtë”. “Vlorë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Yacht”, parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale. Arrestohet 34-vjeçari që tentoi të përdorte armë zjarri gjatë një konflikti. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe një përforcues metalik grushti. Shërbimet e…

Trump për zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA: Amerika bëri një hap gjigant prapa në histori

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka kritikuar ashpër rezultatin e zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA, duke pretenduar se vendi bëri “një hap të madh prapa në histori”. Në një postim në platformën Truth Social, Trump iu referua trazirave në tregun e aksioneve, duke përmendur humbje prej 3 trilionë dollarësh brenda një dite, ndërsa shprehu besimin se Shtetet e Bashkuara do të rimëkëmben. “Amerika bëri një hap të madh prapa në histori me rezultatet e zgjedhjeve të fundit”, shkroi presidenti…

Ministri francez: Evropianët do të marrin pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi

Ministri i Jashtëm francez Jean-Noel Barrot ka deklaruar se evropianët duhet të bashkohen me bisedimet Rusi-Ukrainë të javës së ardhshme. Ai gjithashtu akuzoi kandidatin presidencial të së majtës ekstreme Jean-Luc Melenchon se po i bën jehonë propagandës së Kremlinit. “Evropianët do të përfaqësohen mirë dhe Franca do të jetë në Abu Dhabi për të marrë pjesë në këto bisedime”, tha Barrot, duke specifikuar se ai personalisht nuk do të ishte në tryezën e negociatave. “Nuk mund t’ju them ende se…

7 nxënëse e denoncuan për ngacmim seksual, lihet ‘detyrim paraqitje’ mësuesi i fizkulturës në Selenicë

Gjykata këtë të diele ka dhënë vendimin për 35-vjeçarin Albano Ahmeti, i cili u vu në pranga pak ditë më parë pas akuzave të rënda për abuzim seksual ndaj nxënëseve të mitura në shkollën 9-vjeçare “Hajredin Beqari” në Selenicë. Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Detyrim paraqitje”. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura dhe pas vendimit avokatja mbrojtëse ka folur për mediat. Në prononcimin e saj për gazetarët, avokatja e ka theksuar se akuzat e ngritura ndaj 35-vjeçarit janë ende në fazën…

Tenerife merr përsipër të mbështesë financiarisht vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel

Administrata e Tenerifes ka njoftuar se do të qëndrojë pranë familjes së Jesus de Miguel, i cili humbi jetën pasi u rrëzua pas një përplasjeje me portierin e Andorrës në ndeshjen midis dy ekipeve. Konkretisht, siç njoftoi drejtori ekzekutiv i Tenerife-s, Antonio Manuel Porro Granados, klubi spanjoll do të ndihmojë vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel derisa ajo të arrijë moshën madhore. “Qëllimi ynë është t’i qëndrojmë pranë vajzës dhe të sigurohemi që e gjithë familja Tenerife ta mbështesë atë.…

Kosova përballet me Hungarinë në Ferizaj, “Dardanët” kërkojnë fitoren e parë në kualifikimet për Euro 2028

Kombëtarja e Kosovës në hendboll luan sot ndeshjen e dytë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2028, ku përballë do të ketë Hungarinë. Takimi do të zhvillohet në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, duke nisur nga ora 17:15, me “Dardanët” që synojnë të reagojnë pas humbjes në ndeshjen hapëse ndaj Ishujve Faroe me rezultatin 37:30. Përballë Kosovës do të jetë një kundërshtar me përvojë të madhe ndërkombëtare. Hungaria e nisi këtë fushatë kualifikuese me fitore 32:21 ndaj Malit të…

Mbyllen të gjitha qendrat e votimit në SHBA për zgjedhjet e mesit të mandatit 2026

Qendrat e fundit të votimit në Shtetet e Bashkuara janë mbyllur, pas përfundimit të procesit të votimit edhe në shtetin e Havait, duke shënuar mbylljen zyrtare të qendrave të votimit në zgjedhjet e mesit të mandatit të vitit 2026. Sipas projeksioneve paraprake, demokratët pritet të rimarrin kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve, duke ia kaluar shumicën republikanëve. Megjithatë, procesi i numërimit të votave vijon në disa zona të vendit, ndërsa rezultatet përfundimtare të garave të…

Trump: Lufta me Iranin luajti një rol në zgjedhjet e mesit të mandatit, duhet të bëjmë diçka të madhe

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ndaj raportimeve se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e një sulmi ndaj disa objektivave në Iran, duke lënë të hapur mundësinë e një ndërhyrjeje të fortë ushtarake. Në një intervistë për Fox News, Trump deklaroi se Uashingtoni duhet të ndërmarrë hapa të rëndësishëm ndaj Teheranit, duke përmendur edhe mundësinë e një “goditjeje të rëndë”. “Ata kurrë nuk do të kenë një armë bërthamore”, deklaroi presidenti amerikan, duke iu referuar Iranit.…

James Talarico shpallet senator i Teksasit, demokratët rikthejnë përfaqësimin pas më shumë se 30 vitesh

James Talarico iu drejtua mbështetësve të tij në një tubim në Austin të Teksasit, pasi fitoi garën për Senat, duke u bërë senatori i parë demokrat nga ky shtet në më shumë se tri dekada. Gjatë fjalimit të tij, Talarico deklaroi se Teksasi tashmë është rikthyer në duart e demokratëve, duke theksuar se politika e bashkimit mund të kapërcejë ndasitë politike. “Ne sapo e morëm përsëri Teksasin”, u shpreh ai mes duartrokitjeve të mbështetësve, duke shtuar: “Sapo treguam se një politikë përçarjeje…

Trump: Nuk e shoh si goditje ndaj presidencës sime, urime demokratëve!

Presidenti amerikan Donald Trump ka minimizuar humbjet e partisë së tij në zgjedhjet e mesit të mandatit, duke deklaruar se rezultatet nuk i konsideron si një qortim ndaj presidencës së tij. Në një intervistë telefonike të drejtpërdrejtë për Fox News, Trump reagoi pasi CNN parashikoi fitore të demokratëve dhe marrjen e kontrollit të Kongresit amerikan. “Por unë nuk e shoh si një goditje ndaj meje. Kemi pasur dy vitet më të mira në historinë e presidencës për sa i përket ekonomisë dhe të gjitha…

Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur zhgënjimin e tij për rezultatet e zgjedhjeve të mesit të mandatit, pasi republikanët pësuan humbje në disa gara të rëndësishme elektorale. Në një postim të publikuar mbrëmjen e së martës, më 3 nëntor, në platformën Truth Social, Trump reagoi ndaj rezultateve që parashikonin fitore të demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, si dhe suksese të kandidatëve të tyre në disa gara për Senatin. “Nuk isha në fletëvotim dhe, nëse do të isha, do të kishim fituar…

Gara për Senatin në Michigan mbetet e hapur, votat e panumëruara mbajnë në pritje rezultatin

Gara për një vend në Senatin amerikan në shtetin e Michiganit vijon të mbetet e papërcaktuar, ndërsa autoritetet po vazhdojnë numërimin e votave. Përballja mes kandidatit demokrat Abdul El-Sayed dhe rivalit republikan Mike Rogers po zhvillohet me diferencë të ngushtë. Sipas CNN, Rogers mbetet matematikisht në garë, por një pjesë e konsiderueshme e votave që ende nuk janë numëruar vijnë nga zona me shumicë demokrate. Sipas analizës, kjo mund të ndikojë në ecurinë e rezultatit në favor të…

Demokratët marrin kontrollin e Kongresit amerikan, fitojnë Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

Demokratët kanë arritur një fitore të rëndësishme në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA, duke siguruar kontrollin si të Senatit, ashtu edhe të Dhomës së Përfaqësuesve. Ky rezultat u jep atyre shumicën në Kongres për pjesën e mbetur të presidencës së Donald Trump. Rezultati përbën një zhvillim të rëndësishëm në skenën politike amerikane, ndërsa fitorja e demokratëve në disa shtete tradicionalisht republikane ka tejkaluar pritshmëritë e krijuara në muajt e fundit. Presidenti Donald Trump…

Senati amerikan, demokratët kryesojnë në shtatë gara kyçe

Kandidatët demokratë kryesojnë në shtatë gara kyçe për Senatin amerikan, sipas rezultateve të pjesshme të Associated Press. Në Nju-Hempshër dhe Karolinën e Veriut, garat janë shpallur në favor të demokratëve, ndërsa në pesë shtetet e tjera numërimi vijon pa një fitues të shpallur. ShtetiKandidati demokratKandidati republikanVota të numëruaraKansas57,7%40,3%13%Miçigan56,6%41,8%7%Nju-Hempshër60,2%38,0%23%Karolina e Veriut65,3%33,0%60%Ohajo57,4%39,2%35%Karolina e…

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

Ish-guvernatori demokrat Roy Cooper ka fituar garën për Senatin në Karolinën e Veriut përballë republikanit Michael Whatley, duke u siguruar demokratëve një mandat të rëndësishëm që mbahej nga republikanët. Cooper bëhet demokrati i parë që fiton një garë për Senatin në këtë shtet në pothuajse dy dekada. Rezultati ishte i pritshëm, pasi Cooper kishte kryesuar vazhdimisht në sondazhet publike ndaj Whatley-t, ish-kryetar i Komitetit Kombëtar Republikan dhe kandidat i përzgjedhur personalisht nga…

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

Demokratët parashikohen të fitojnë pesë gara të tjera për Senatin amerikan, në Delauer, Ilinoi, Masaçusets, Rod-Ajlend dhe Nju-Xhersi, sipas parashikimeve të raportuara nga BBC-ja. Rezultatet në këto gara ishin të pritshme. Në Delauer, senatori demokrat Chris Coons parashikohet të ruajë mandatin, ndërsa në Ilinoi, kandidatja demokrate Juliana Stratton parashikohet të fitojë vendin në Senat. Në Masaçusets, senatori demokrat Edward J. Markey parashikohet të jetë rizgjedhur. Të njëjtin rezultat…

Çfarë dimë për vjedhjen prej 6.3 miliardë dollarësh të bursës më të madhe kriptomonedhave në botë

Binance, bursa më e madhe e kriptomonedhave në botë, është goditur nga ajo që besohet të jetë hakimi më i madh i kriptomonedhave ndonjëherë me vlerë 6.3 miliardë dollarë (4.7 miliardë paund). Kriptomonedha është një lloj aseti dixhital që nuk ekziston fizikisht si paratë e gatshme ose monedhat. Në vend të kësaj, njerëzit përdorin portofolet dixhitale në telefonat e tyre inteligjentë ose kompjuterët për t’i aksesuar dhe menaxhuar ato. Richard Teng, bashkëdrejtori ekzekutiv i Binance, tha se po…

Çfarë ka ndryshuar në Serbi në pesë ditët e para pas fitores së Listës Studentore?

Lista Studentore, fituese e zgjedhjeve parlamentare në Serbi, ende nuk e ka marrë pushtetin, por ndryshimet e para tashmë janë të dukshme. Nga largimi i kampit me tenda përpara Presidencës së Serbisë dhe mbulimi i grafiteve me mesazhe urrejtjeje, deri te dorëheqjet, shkarkimet dhe kërkimfaljet në transmetuesit publikë. Ndërkohë, festivali muzikor Exit ka njoftuar rikthimin në Novi Sad. Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë sjell zhvillimet që kanë shënuar pesë ditët e para të ndryshimeve…

Kompania Meta arrin marrëveshje me18-vjeçaren, tërheq akuzat për varësinë nga Instagram dhe Facebook

Meta, kompania mëmë e Instagram dhe Facebook, ka arritur një marrëveshje jashtë gjykatës me një tjetër adoleshente, e cila e akuzonte kompaninë se platformat e saj nxisnin varësinë dhe kishin ndikuar negativisht në shëndetin e saj mendor dhe në çrregullimet e të ngrënit. E reja 18-vjeçare, e identifikuar me inicialet KDB, ka tërhequr akuzat pas marrëveshjes, kushtet e së cilës nuk janë bërë publike. Kjo është marrëveshja e dytë e Metës brenda një jave, pas zgjidhjes së çështjes me një tjetër…

Gogu propozon katër masa për mbrojtjen e të miturve në kontakt me policinë

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka propozuar katër masa për forcimin e garancive procedurale për të miturit që bien në kontakt me organet ligjzbatuese. Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës, Gogu propozoi një formular të të drejtave në gjuhë të kuptueshme për fëmijët, sigurimin e një avokati pa vonesë, njoftimin e hershëm të punonjësit të mbrojtjes së fëmijës dhe krijimin e të dhënave të përbashkëta ndërinstitucionale për monitorimin e këtyre garancive.…

Drejtori i Juventusit paralajmëron lojtarët dhe u jep një ultimatum

Drejtori ekzekutiv i Juventusit, Giovanni Carnevali, ka dalë hapur në mbrojtje të trajnerit Luciano Spalletti, duke ua bërë të qartë futbollistëve se përgjegjësia për rezultatet e dobëta bie mbi ta dhe jo mbi stafin teknik. Sipas Tuttosport, Carnevali ka mbledhur skuadrën në qendrën stërvitore Continassa, ku u ka përcjellë qëndrimin e drejtuesve të klubit dhe besimin e plotë te Spalletti. Ai ka qortuar të gjithë futbollistët, nga përforcimet e reja deri te lojtarët me më shumë përvojë, duke…

“Kërkesat e Arlinda Zekajt u neglizhuan”, arsyetimi i Këshillit Prokurorial për pezullimin e dy prokuroreve

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka vendosur të pezullojë nga detyra kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, dhe prokuroren Arlinda Nallbani-Gacaferri, e cila kishte trajtuar rastin e Arlinda Zekajt, e vrarë më 25 tetor. Vendimi vjen pas nisjes së procedurave disiplinore ndaj tyre, për shkak të dyshimeve për mosveprim dhe neglizhencë në trajtimin e kërkesave urgjente të viktimës. Sipas arsyetimit të KPK-së, kryeprokurorja Vuçetaj ishte në dijeni të kërkesave të…

Peskov: Përgatitjet për negociatat në Abu Dhabi nuk nënkuptojnë armëpushim

Sulmet ndaj rafinerive të naftës nuk ndikojnë në përgatitjet për negociatat e ardhshme trepalëshe mbi Ukrainën në Abu Dhabi, sepse përgatitja e tyre nuk nënkupton marrjen e detyrimeve për të kufizuar veprimet luftarake, tha sot zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov. “Jo. Sepse përgatitjet për negociatat nuk nënkuptojnë marrjen e ndonjë detyrimi në lidhje me kufizimin e veprimeve luftarake”, u tha Peskov gazetarëve, duke iu përgjigjur pyetjes nëse sulmet ndaj rafinerive mund të ndikojnë në…

6.3 miliardë dollarë. Grabitet kompania më e madhe e kriptovalutave

“Binance”, platforma më e madhe në botë e kriptovalutave, ra pre e një grabitjeje madhore kibernetike, që e detyroi të ngrinte vlerën e mbetur të të ardhurave me qëllim parandalimin e vazhdimit të vjedhjes. Përmes një njoftimi në rrjetin “X”, kompania bëri të ditur se impakti i grabtijes arrinte në 6.3 miliardë dollarë, ose 5.5 miliardë euro, por insistoi se fondet e përdoruesve ishin tërësisht të sigurta dhe se do të mbulonte të gjitha humbjet. “Ne kemi punuar me partnerët e zinxhirit tonë për…

Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë “së shpejti”

Në një intervistë me Kansas City Radio, Presidenti i SHBA-së Trump diskutoi çështjen e Iranit vetëm disa ditë para zgjedhjeve të mesit të mandatit për në Kongres më 3 nëntor. Në kontekstin e çmimeve të larta të karburantit në vend dhe debatit të vazhdueshëm rreth luftës me Iranin, Trump deklaroi se “lufta do të mbarojë së shpejti”. Presidenti i SHBA-së theksoi se SHBA-të duan që Teherani të garantojë se “nuk do të furnizojë armë bërthamore në asnjë rrethanë” dhe deklaroi se çmimet e naftës do…

Takimi Erdogan-Zelensky në Stamboll të shtunën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të vizitojë Stambollin më 31 tetor, me ftesë të Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, siç njoftoi kreu i Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës Turke, Burhanettin Duran. Fokusi i bisedimeve pritet të jetë forcimi i bashkëpunimit midis Turqisë dhe Ukrainës, lufta me Rusinë, si dhe çështjet e sigurisë në Detin e Zi. Ukraine’s President Volodymyr Zelenskyy will visit Istanbul on October 31 at President Recep Tayyip Erdogan’s invitation to discuss…